Një 40-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve humbi jetën në një aksident tragjik në Novara të Italisë. Ai është Arian Domi. Jetonte prej vitesh në Itali. Shqiptari ishte duke u kthyer në shtëpia pas punës në një kompani. “Audi” që po drejtonte shqiptari u përplas me murin e një shtëpie.

Goditja ishte fatale duke ndërruar jetë në vend. Një zyrtar i zonës u shpreh se Domi ishte punëtor dhe ishte integruar mirë në Itali. “Ai ishte një punëtor dhe më vjen shumë keq për të, për gruan e tij dhe për dy fëmijët e vegjël që la pas, vetëm pak para Krishtlindjeve. Por ne do të përpiqemi t’i ndihmojmë ata” shkruan ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re