Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.
Sipas njoftimit të politicë në vendin e quajtur “Guroja”, një autobus që drejtohej 55-vjeçari me iniciale P.C është përplasur me një furgon.
Për pasojë, ka humbur jetën shoferi i furgonit 60-vjeçari, Qani Beqo dhe kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë që ndodheshin në autobus. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Prrenjas/ Informacion paraprak
Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
…
/faxweb