Ilustruese

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Qesarakë, në zonën e Freskut në Tiranë teksa ishte i parakuar në garazhdin e pallatit. Forcat blu bëjnë me dije se shpërthimi erdhi si pasojë e lëndës plasëse, por mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Ndërkohë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re