Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për disa grabitje banesash në zonën e Ankonës.

Karabinierët e kanë vëzhguar prej kohësh të riun shqiptar teksa lëvizte në qytet.

Ai është shpallur fajtor disa muaj më parë teksa gjykata asokohe dha dënim në mungesë me një vit dhe 11 muaj burg.

Shqiptari akuzohet për një sërë vjedhjesh në provincën e Udines. Ai është dërguar në burgun e Motacuto ku do të vuajë të paktën një vit burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re