Bën ulje të detyruar një avion sportiv në Malësinë e Madhe.

Raportohet se avioni i vogël ka pasur probleme dhe piloti e ka ulur në livadhet e Vermoshit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në momentin e uljes, avioni duket që është përplasur me forcë në tokë pasi mbetje të avionit janë shpërndarë në zonën e uljes.

Nga ngjarja nuk ka persona te plagosur.

Ende nuk ka një njoftim për këtë ngjarje për të kuptuar origjinen e avionit, nëse ishte turistik apo i përdorur për veprimtari kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re