Avokati i njohur Adriatik Lapaj dhe zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj, patën një debat të ashpër gjatë emisionit “Open”, në lidhje me aksionin e nisur “Bregdeti ynë”, për prishjen e objekteve pa leje në zonë bregdetare.

Lapaj tha se, ndërtimet pa leje mund të prisheshin në shtator, kur përfundonte sezoni turistik në mënyrë që të mos krijoheshin grumbuj me inerte gjatë sezonit.

Zëvendësministri Hodaj debatoi me avokatin Lapaj.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:

Adriatik Lapaj: Pse mos t’u prisheshin në shtator? I kanë bërë me halle dhe me kredi, janë hallexhinj. Do të më lësh të mbaroj?

Julian Hodaj: Debat po bëjmë.

Adriatik Lapaj: Vetëm me ligjin mos më ngatërro mua.

Julian Hodaj: Hë ça thotë se, po më pëlqen.

Adriatik Lapaj: Kam shumë respekt për t’y si profesionist, ti je ekspert politik, unë në fushën time.

Julian Hodaj: Çfarë t’u bëjmë që ti lënë të punojnë

Adriatik Lapaj: Po shqiptarë janë mo burrë i dheut, s’janë serbë. S’bëni kështu me oligarkët. Ik e prishjua atyre. Punojnë ca ditë dhe mbajnë kalamajtë me shkollë në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re