Genti Gjonaj, djali i regjisorit Kujtim Gjonaj i cili humbi jetën këtë të diel nga Covid-19, ka rrëqethur të gjithë me mesazhin për ndarjen nga jeta e të atit.

Postimi i plotë:

“Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijeve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 27 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë.

Ne, femijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja.

Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën.

Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…”

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re