Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

 

Gjatë takimit Balla vlerësoi mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin edhe në dinensionin parlamentar.

 

Sipas Ballës, Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëniet ekonomike-tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformimit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksionale.

 

 

“Prita sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Teksa vlerësova mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, theksova nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin edhe në dinensionin parlamentar. Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëniet ekonomike-tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformimit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksionale.

Gjatë vitit 2021 eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt Italisë u rritën ndjeshëm, duke arritur vlerën e 155.7 miliardë lekë apo rreth 1.2 miliardë euro në vitin 2021, duke u zgjeruar me gati 270 milionë euro”, shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re