Open Balkan (Ballkani i Hapur) është emri i marrëveshjes së krijuar nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, që synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
I ftuar ë studion e Fax Neës profesori Lisen Bashkurti tha se akoma nuk ka dicka konkrete lidhur me funksionimin e kësaj nisme ekonomike dhe se akoma është në ajër pasi nuk ka një dokument themelues apo akte që janë ratifikuar në Parlament.

“Ballkan i hapur është një emër shumë i vjetër dhe ka ekzistuar para viteve ’90.
Nisma deri tani nuk ka një dokument themelues dhe nuk është ratifikuar nga parlamenti. Gjithcka është ende jo konkrete nga pikëpamja strukturore, duhet të jemi realistë sepse ka probleme organizimi.

4 liritë themelore të Lëvizjes që kanë si qëllim Bashkimin Evropian janë kriteret kryesore për tu përmbushur, kritere politik, ekonomike, juridike dhe administrative.Nisma nuk është ballkanike, është një treshe, ballkani përendimor është fabrika e nacionalizmit sepse ka prodhuar luftëra pafund nga kjo gjë dhe nuk ka asnje sinjal që Serbia e ka pranuar Kosovën si subjekt ndërkombëtar.

Serbia ka probleme me Bosnje-Hercegovinën , me Malin e zi dhe gjeneron politika nacionaliste ne keto vende. Nuk ka asnjë element tregues që ajo po heq dorë nga këto politika.Çdo shtet matet nga politika me fqinjin dhe aty fillon politika e jashtme”– u shpreh Bashkurti.

I pyetur nga gazetari se cfarë mendon për marrëdhënien mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, Bashkurti tha se nuk ka një qëndri zyrtar pasi gjykimi bëhet vetëm përmes deklaratave të tërthorta, opinionet politike dhe mediatike por megjithatë lidhur me Minishengenin Ballkanik palët kanë qasje të kundërta.

“Ne gjykojme nga opinionet politike, mediatike dhe nuk ka nje qëndrim zyrtar. Ështe e qartë që per minishengenin ballkanik palet kane qasje te kunderta, Serbia nuk e pranon genocidin dhe nuk e njeh si subjekt nderkombëtar Kosovën, edhe kosova duhet të mbaje një qëndrim të tille ndaj cdo nisme ku përfshihet serbia.

Shqipëria sipas lancimit të ideve ne bilancet ekonomike do përfitonte në fushën e sherbimeve dhe turizmit nga kjo nismë dhe dp te kishte nje fluks. Bilanc aktiv tregtar Shqipëria ka vetem me Kosoven dhe kjo nismë mund të rrezikojë këtë gjë.
Bashkimi Evropian nuk e ka kundërshtuar këtë nismë por kjo nuk do të thotë se e ka mbështetur dhe gjithcka e ka në kontekstin e integrimit“-përfundoi Bashkurti.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re