Ashtu sic E kanë bërë azakon cdo natë, banorët e ‘5 Majit’ kanë dalë edhe këtë të diel në protestë për të kundërshtuar prishejn e banesave të tyre pa u dëmshpërblyer më parë.

Sicc shihet nga videoja e siguruar nga Fax NeWs, banorët janë grumbulluar pranë shtëpive të tyre për të dhënë mesazhin se protesta nuk është shuar por përkundrazi vazhdon deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Bashkia e Tiranës ka ofruar marrëveshje me banorët për marrjen e shtëpive të reja për ccdo shtëpi të prishur por banorët nuk janë dakord me kontratën e ofruar nga Bashkia deh kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre.

Gjatë protestave që vijnë prej muajsh tashmë, banorët jo rrallëherë kanë akuzuar kryeministrin Rama sëe po i nxjerr në rrugë, ndërkohë së fundmi nuk i ka shpëtuar kritikave të banorëve as opozita që sipas tyre s’po e bën mirë punën e saj.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re