Banorët e pallatit nr.7 në Durrës janë mbledhur në shenjë proteste para bashkisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati në një ambient të përbashkët me një pallat tjetër që ka dëmtime të shumta nga tërmeti.

Sipas banorëve, prej kohësh askush nuk i dëgjon ankesat e tyre lidhur me pallatin dhe shtojnë se ditën e djeshme ishte marrë vendim në favor të firmës ndërtuese.

Banorët:

Jemi mbledhur sot sepse dje ishim në gjykatë, pas prokurorisë që ka dy vite që na zvarrit dhe nuk hap asnjë dosje. Gjyqtarja ka vendosur dje në favor të formës, pa na parë neve si banorë që jemi më të dëmtuarit. E din ajo gjyqtarja sesi e ka marrë atë vendim.

Sot kemi ardhur para bashkisë që të takojmë kryetaren të na japë një zgjidhje sepse u bë kohë që nuk merret me pallatet. Bashkia po rregullon pallatet e padëmtuara nga tërmeti ndërsa pallatet e tjerë nuk janë rregulluar.

Dje është marrë vendimi që punimet të vazhdojnë. Nuk ka ardhur askush të bëjë vlerësime për pallatin nëse është e lejueshme të ndërtohet pranë një pallati tjetër. Por pallati ka dalë i pabanuar.

Pse kaq pak banorë?

‘Një pjesë e banorëve që I kanë blerë hyrjet në atë pallat, janë jashtë shtetit, një pjesë tjetër janë në punë.

Ndërsa ne kemi lënë punën dhe kemi ardhur këtu. Nuk e di se çfarë gjykatësi është ai që e merr këtë vendim por sot nuk kemi asnjë lloj vendimi.

Të presim deri në datë 17 nëntor ne tani që të vijë një ekspert i gjykatës dhe të bëjë ekspertizës ndërkohë që deri në atë datë ndërtimi shkon deri në kat të tretë’-shpjegoi për Fax News një protestues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re