Banorët e fshatit Bleran në Shkodër protestuan këtë të mërkurë duke kundërshtuar punimet e bashkisë në rrugën rurale përgjatë kodrave të Rencit me argumentin se zona mund të kthehet në vend-depozitim mbetjesh pas ngërçit të krijuar në landfillin e Bushatit.

 

Banore

 

Këta po punojnë fshehur për të sjellë mbeturinat këtu dhe ne prandaj jemi mbledhur.

 

Banore

 

Te vijnë përfaqësues të bashkisë se përse po ndërhyhet në këtë rrugë. Të japin llogari.

 

Edhe pse ende nuk kanë një informacion zyrtar, banorët i mbështesin pretendimet e tyre mbi faktin se rruga kryesore që lidh fshatin me qytetin prej vitesh është lënë në harresë nga ana e autoriteteve.

 

Banore 1

 

Më duket se është një tallje me ne se vijnë këtej e shpenzojnë lek poshtë e nuk investojnë poshtë në rrugën kryesore.

 

Banore 2

 

Të rregullojnë rrugën poshtë se nuk po çojmë dot fëmijët në shkollë.

 

Ndërkohë autoritet vendore nga ana tjetër thonë se punimet po kryhen me qëllim që rruga të jetë e aksesueshme. Bashkia siguron se nuk ka asnjë plan për ta rikthyer këtë zonë në vendgrumbullim mbetjesh.