Banorët e zonës së Mëzezës në Kashar gjatë mbrëmjes së sotme kanë denoncuar për Fax News shqetësimin e tyre pasi kundërshtojnë fillimin e punimeve për një parking dhe një lavazh privat pranë pallatit të tyre.

Sipas banorëve, pronari i tokës nuk i ka informuar mbi punimet që do të zhvillohen në pronën që sipas tyre i përket banorëve, dhe nëse nuk do të marrin përgjigjje mbi këtë situatë, ata paralajmërojnë se do t’i shkulin shtyllat.

“Ka 12 vjet që e kemi ble ktu. Tani kanë ardhë dhe e kanë rrethu. Me rregull siç na kanë thënë kur e kemi ble e kemi 18 metra nga dera e pallatit ku është lokali për knej është e jona. Ne mos të na cënojnë. Dojnë me e zgjidh siç duhet me e zgjidh se ne dimë edhe ndryshe shkulim shtyllat se ne banorë jemi ktu do jetojmë skemi nga shkojm. Krejt kto makinat janë të pallatit ku ti çojmë. Gjithë parkimet poshtë i kanë shit i kanë ba biznese, ku ti çojmë makinat.

Dokumentacione, me pashaportizim e me të gjitha jemi ktu. Ka 12 vjet që jemi pa ujë e s’interesohen me ardh kush për me fol për ne, ktu me ardh me i ba rrethimin vijnë e i ngulin shtyllat.
Asnjë përgjigjje, asnjë komunikim, asnjë paralajmërim asigjo thjesht kemi parë këto shtyllat sot edhe kaq absolutisht asnjë lloj paralajmërimi me asnjë banorë të pallatit që të jemi të paktën në dijeni se çfarë po bëhet“- shprehen qytetarët./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re