Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar takim me përfaqësues të bizneseve turistike në Velipojë.

Spahia deklaroi se Velipoja është në prioritetet e Partisë Demokratike si një atraksion turistik, por edhe si burim i pashtershëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë këtij qarku nëpërmjet mbështetjes së turizmit.

“Braktisja e Velipojës do të marrë fund me 25 prill, ndërkohë që është koha që biznesi të marrë frymë lirisht. Me programin e Partisë Demokratike, zhvillimi ekonomik është prioriteti kryesor, sepse nuk mund të pasurohen vetëm një grusht i vogël njerëzisht në kurriz të dhjetëra bizneseve të cilat sot rrezikojnë falimentimin”, tha Bardh Spahia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re