Të rinjtë shqiptarë, të apasionuar pas teknologjisë dixhitale, kanë tani një mundësi të re për të shfaqur talentin dhe për t’u vlerësuar për idetë e tyre.

Kjo mundësi po konkretizohet përmes projektit “Future Albania”, i mbështetur nga shoqata “Ali Spahia” dhe kompania italiane Campus Party.

Ajo organizon çdo vit në Milano takimin më të madh të të rinjve për revolucionin dixhital, “Milano Digital Week”.

Zëvendëspresidenti i shoqatës, Bardh Spahia, e promovoi projektin “Future Albania” në “Milano Digital Week”, i cili këtë vit, për shkak të pandemisë, u realizua online.

Megjithëse në kulmin e fushatës elektorale, si kandidat i PD në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, është angazhuar me këtë projekt të rëndësishëm për promovimin e të rinjve të talentuar. Gjatë fjalës në “Milano Digital Week”,

Bardh Spahia shpjegoi se çdo i ri novator mund të bëhet pjesë e këtij projekti me ide që kontribuojnë për zhvillimin e vendit, me fokus në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Me këtë thirrje dëshirojmë që çdo i ri shqiptar të japë kontributin e vet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi çdo ditë, me fokus të veçantë Shëndetësinë dhe Arsimin.

Këto dy fusha, përveçse janë misioni kryesor i shoqatës sonë, janë fusha me impakt madhor në jetën e të gjithëve, ku kontributi i të rinjve mund të sjellë ndryshim.”– tha Bardh Spahia në fjalën e tij në “Milano Digital Week”.

Shoqata humanitare shkencore “Ali Spahia” synon që me projektin “Future Albania” t’u krijojë të rinjve mundësi për të realizuar idetë e tyre në fushën e teknologjisë dixhitale, si dhe të fitojnë njohuri e të krijojnë lidhje me punëdhënës apo investitorë për idetë e tyre.

Në www.futurealbania.org jepen të gjitha detajet e projektit, që nga data e pranimit të ideve, 1 Prill-30 Maj, deri tek shpërblimi për çmimin e parë dhe të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko