Ish-deputeti i PD denoncoi sot përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale radhët e krijuara në spitalin e Shkodrës, ndërsa shkruan se hedh poshtë propagandën e qeverisë për menaxhimin e pandemisë.

“Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin.

Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh”– shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

Po ndodh në Shkodër: fluks qytetarësh para spitalit rajonal që presin për vizitë.

Mbingarkesa që u është lënë në kurriz mjekëve nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi prej autoriteteve bën që ky proces pritjeje të sjellë përhapje të virusit Covid-19.

Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin.

Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh!

#Turp

Po ndodh ne Shkoder: fluks qytetaresh para spitalit rajonal qe presin per vizite. Mbingarkesa qe u eshte lene ne kurriz…

Posted by Bardh Spahia on Tuesday, March 2, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re