Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha në lidhje me qeverinë hije se, kjo është kompetencë e Lulzim Bashës dhe se emrat do të prezantohen vetëm pas 25 prillit.

“Dita ime në Ministrinë e Drejtësisë niste në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllej në 12 të natës.

Nuk e di nëse do të jem kandidat për deputet. Nuk e shoh politikën si mundësi për të kapur poste, por për t’u shërbyer qytetarëve.

Nuk do ta shikoni kurrë Bashën të tallet me varfërinë e qytetarëve dhe të shesë dështimin për sukses.

Basha është njeri dhe ndjen hallet e qytetarëve me zemër dhe mendje.

Nuk do ta shikoni kurrë me arrogancën e Ramës

Pas 30 viteve pluralizëm, mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një model të kryeministrit normal, që ofron normalitet

PD, LSI dhe partitë e koalicionit opozitar janë bashkë për të ofruar pas 25 prillit një model të ri qeverisës

Fatki që Lefter Koka është përkrah Edi Ramës, do të thotë që kritikat tona kanë qenë parimore dhe të drejta.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re