Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për herë të parë për një informacion se gjatë fushatës elektorale politikanë të lartë kanë rënë në përgjime me elementë të krimit të organizuar.

“Ju e dini që SHISH bën verifikime. Zyrtarisht na është konfirmuar që gjatë fushatës elektorale nga të dhënat të mbledhura nga SHISH, ka pasur kontakte të politikanëve të lartë me krimin e organizuar. Ky është sekret shtetëror dhe nuk mund t’i vihen në dispozicion PD-së, por dokumentet janë atje.

Një partie politike dhe opinionit nuk i vihen në dispozicion këto dokumente. Në kuadër të një hetimi që mund të bëhet nga SPAK këto dokumente mund të vihen në dispozicion” – tha Bardhi në “Opinion”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re