Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, njëkohësisht edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me themeluesit e Partisë Demokratike në këtë qark.

Bardhi tha gjatë fjalës së tij se “Qarku i Elbasanit do ti prijë ndryshimit të madh që po vjen.”

Postimi i Bardhit

Guximi, vizioni, largpamësia dhe atdhedashuria që kishin themeluesit e Partisë Demokratike, në ditët ende të errëta ku regjimi komunist nuk kishte hequr dorë dhe vijonte me metodat dhe instrumentet represive, është me të vërtetë një frymëzim për çdo demokrat sot e përherë.

Kënaqësi e veçantë që të njihem e të ndaj ide, mendime e shqetësime me Fatos Bajraktarin, Nikolla Leçkun, Edi Pojanin, Ismail Çalën, Shefqet Deliallisin, Reshat Haxhihysenin, Pavllo Jorgaqin, e Jorgji Dulen.

30 vite më parë këta burra, e shumë të tjerë, me kurajo dhe me urtësi, themeluan Partinë Demokratike në Elbasan.

Kemi ende rrugë për të bërë për të realizuar endrrat dhe aspiratat që ata kishin asokohe.

Po nuk na mungon dëshira, frymëzimi, entuziasmi dhe energjia. Bashkë me themeluesit, me demokratët, me qytetarët e Elbasanit, do të bëjmë realitet thirrjen; Shqipëria si gjithë Europa.

Një qeveri me njerëzit, për njerëzit. Qeveri që jep llogari dhe që kontrollohet nga qytetarët.

Qarku i Elbasanit do t’i prijë ndryshimit. Koha po vjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re