Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij do të bëjnë të mundur hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë kreu i opozitës e bëri gjatë një takimi me disa profesionistë në Tiranë.

Basha tha se e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie është anëtarësimi i vendit në BE.

Kryetari i PD theksoi se fushata e tij është e fokusuar tek shpjegimi i programit dhe nga ana tjetër, siç thotë ai është kryeministri që vetëm sulmon. Sipas Bashës, kreun e qeverisë e mundon pyetja: çfarë bëri këto tetë vite.

Fjala e Bashës:

Do ti mbajmë larg duart nga drejtësia. Hapja e negociatave brenda 100 ditëve është zotimi im.

Hapja e negociatave do të hapë shumë mundësi. Të gjithë e dimë që e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie është anëtarësimi në BE, në BE nuk mund të shkojmë me paga 200 euro dhe një kryeministër që me sjelljen bën me turp çdo familjar.

Koha dhe ora po vjen për të marrë vendimin.
Përgjegjësitë e mia janë që duke ju parë në sy t’ju themi cilat janë masat që do të marrim për ju.

E gjithë kjo fushatë është fokusuar te shpjegimi i programit. Dhe nga ana tjetër keni sulme, dhe termet nga një pyetje: Çfarë bërë 8 vjet kur kishe të gjithë pushtetin?

Çfarë bëre me premtimin për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit të BE.

Ne jemi të gjithë bashkë dhe shumë socialistë që po na bashkohen nuk janë vetëm ata që shihni në media, janë me qindra dhe mijëra socialistë që kanë vuajtur këto tetë vite dyfish.

Sot janë në mes të katër rrugëve dhe atyre ju drejtohem bashkohuni me ndryshimin.