Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela Basha kanë festuar ditëlindjen e vajzës së tyre Dafina. Ishte partnerja e kreut të opozitës që publikoi disa fotografi në Instagram ku të dy shfaqeshin të lumtur duke konsumuar nga një gotë shampanjë.

Duket se Basha po kalon kohë të këndshme me familjen duke harruar për disa momente politikën. Kujtojmë se prej ditësh zhvillon takime me studentët për të mësuar në lidhje me shqetësimet e tyre dhe u bën premtime për ndryshimet që do të sjellë nëse do arrijë të marrë fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re