Ish presidenti Bujar Nishani nuk ndal akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka vënë interesin e tij personal mbi interesin e Partisë dhe mbi interesin e demokratëve të këtij vendi. Sipas tij, këto nuk janë akuza por fakte fatkeqe.

“Nëse ka një njeri në Partinë Demokratike sot, që ka vënë interesin e tij personal mbi interesin e Partisë dhe mbi interesin e demokratëve të këtij vendi, ai është Lulzim Basha.Jo vetëm kaq !

 

Lulzim Basha ka keqpërdorur sakrificat, vuajtjet, dhunimin e anëtarëve të Partisë Demokratike për interesin e tij personal.Këto nuk janë akuza politike por fakte fatkeqe.A nuk i la Lulzim Basha, demokratët 12 (dymbëdhjet) vite në opozitë ?A nuk janë penalizuar demokratët e këtij vendi, duke i lënë pa punë, pa bukë, pa shërbime për faktin e vetëm se janë demokratë e konsiderohen si armiq nga pushteti i Edi Ramës ?A nuk sulmohen, shantazhohen e gjobiten pa fund demokratët e këtij vendi edhe në bisneset e tyre familjare me të cilat veç mbijetojnë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike ?A nuk grabiten, shemben e rrënohen shtëpitë dhe bisneset e demokratëve pa kurrfarë ligji, të drejte e proçesi, prej rregjimit për t’jua dhënë tokën, pasurinë e tyre klientëve dhe grabitqarëve të qeverisë ?A nuk është krijuar bindja totale tek e gjithë shoqëria, se me Lulzim Bashën nuk fitohen kurrë zgjedhjet ?

 

Në këto të vërteta të mëdha, Lulzim Basha nuk tërhiqet, ti hapë rrugën një projekti të ri politik në Partinë Demokratike, por mban me çdo kusht e çdo çmim karrigen e tij, duke vënë mbi gjthshka interesin e vet personal !Kur ky interes i tij personal shkon drejtpërdrejt në shërbim të interesit të rregjimit të Edi Ramës, duke përjetësuar pushtetin e tij mbi demokratët, ky interes i Lulzim Bashës bëhet edhe i poshtër !

 

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë “, shkruan Nishani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re