Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, teksa është pritur me entuziazëm nga mbështetësit.

Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ndonëse po lëmë pas tetë vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve.

Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.

E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron.

Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim.

Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re