Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë gjatë ditës së sotme, ku ka thënë se 1/3 e karburanteve në Shqipëri hyjnë në rrugë kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore.

Basha tha se kjo sasi e karburanteve që hyn pa u kontrolluar sjell pasoja zinxhir në ekonominë e vendit, pasi taksat që do tiu merreshin këtyre kompanive do të investoheshin në ekonomi, apo në rritjen e pagave dhe të pensioneve.

“30% e karburantit që hyn në Shqipëri hyn kontrabandë, e thënë shkurt humb shteti, dhe në fakt humbin qytetarët. Pse ndodh kjo që 1/3 e karburantit të hyjë kontradandë, që nuk përkthehet në investime, rritje pagash, pensionesh. Pse zhduken këto para, çfarë ndodh me këto para. Prej ditës së djeshme PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do ta çojë në SPAK, me shpresën që nuk do të përfundojë te rafti i pluhurave”, tha Basha.

Ndërkohë që Basha nxori dhe një video të Ramës 8 vite më parë, që premtonte heqjen e TVSH-së dhe tashmë kundërshton këtë propozim të PD-së.

Basha tha se sa kohë që shteti ka monopolin e importit dhe eksportit të energjisë elektrike, atëherë heqja e tvsh-së do të jepte ndikim të menjëhershëm në faturën që paguajnë konsumatorët.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re