Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë turit të tij të takimeve sot është ndalur edhe në Patos.

Basha është pritur nga mbështetësit, ndërsa edhe këtë herë zgjodhi të hipte mbi makinë për të përcjellë mesazhet e tij.

Kreu i demokratëve u bëri thirrje që entuziazmin ta përkthejnë në votën për ndryshimin në 25 prill.

“Një pritje e bukur si kjo do të jetë e 25 prillit. Iu lus që këtë entuziazëm ta ktheni në votën për ndryshimin në 25 prill. Faleminderit nga zemra! Fitore!” tha Basha.

Më tej Basha ka vijuar me takimet me qytetarët. Basha ishte sot në Fier, ndërsa zhvilloi një takim edhe me naftëtarët e Ballshit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re