Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar reforme te inspektorateve si një prej mekanizmave për te luftuar korrupsionin. Gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, raporton Vizion Plus,  Basha deklaroi se do të ndërmarrë çdo masë në ndihmë për biznesin, duke nisur  nga largimi i inspektoreve nga dyert e sipërmarrësve.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor. Gjatë kësaj kohe do të bëhet reforma totale  sipas standardeve europiane, plotësisht e mundur. Mjafton të shohim si e kanë bërë vendet e rajonit, vendet kufitare me ne. Nuk ka nevojë të shkojmë në vendet e Bashkimit Europian. Rezultati i kësaj reforme do të jetë që njësoj si më standardin europian që po aplikohet edhe në Ballkan 7 deri në 10% e biznesit kontrollohet çdo vit, sipas analizës së riskut.”

 

Një tjetër premtim i Lulzim Bashës për të ndihmuar biznesin është qëndrueshmëria ligjore

 

“Të gjitha këto do të ndodhin përmes lehtësimit të bazës ligjore, përmes përmbledhës së të gjitha rregullave në një kod të thjeshtë tatimor, përmes eliminimit të një numri shumë të madh autorizimesh, lejesh, licencash, ku sot mbi 1000 zyrtarë të shtetit kanë vulë dhe firmë dhe do të kalosh nga 1 mijë zyrtarë të shtetit me vulë dhe me firmë, por para se të ecësh apo të hedhësh një hap përpara në sipërmarrje, në biznes apo edhe për qytetarin e thjeshtë për të ndërmarrë një akt të veçantë që ka lidhje me jetën e tij apo me jetën e saj të përditshme.”

 

Basha u ka shpjeguar sipërmarrësve se ulja e taksave synon të lejë më shumë para në dispozicion të biznesit ne mënyrë që të hapen vende të reja pune.

 

“Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%. Sikundër, uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit.”

 

Partia Demokratike ka premtuar se ne rast se zbatohet programi i saj ne 4 vitet e ardhshme do te hapen 110 mije vende te reja pune

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re