Arbër Kola, anëtar i FRPD-së i ftuar në studion e Fax News ka folur për protestën e zhvilluar ditën e sotme dhe për goditjen me vezë të Lulzim Bashës.

Kola tha se qëllimisht Basha zhvilloi takimin me demokratët në një zonë shumë pranë zyrave të Komisionit të Rithemelimit të PD-së duke provokuar sipas tij grupimin që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha nuk është më kryedemokrati, ai është kryetari i një organizate, nuk di si ta quaj atë organizatë: Kriminale, politike, terroriste nuk di si ti vendos emrin. Di që të them se mund të jetë një ndër organizatat më marksiste pas 90’.

Tek kafja ku kishte planifikuar Basha me anëtëarët e njësisë numër 7, një kat më sipër janë zyrat e rithemelimit të PD, jo më kot Basha zgjodhi atë kafe, ai e donte një incident të tillë, karshillik kundër nesh, ne nuk mund të rrinim duarkryq të shikjonim atë me pjesëtarë që nuk janë anëtarë të PD, asnjë nuk ka tesër partie. Anëtarë të PD iu kundërpërgjigjën në mënyrën më e mira e mundshme nuk pati incidente sic pretendon Basha. Vezë nuk e qëlluam , nuk kishte si qëllim për ta goditur atë pasi nuk na përfaqëson ai. Ai nuk është më kryetari ynë, je thjesht një deputet i PD-së.

Basha na provokoi duke ardhur pranë zyrave të Komisionit të Rithemelimit. Këtë ide ja ka dhënë Gaz Bardhi, këto janë filma që janë konsumuar me kohë, skena qesharake dhe fëminore që atij i shkojnë përshtat. Unë kam bërë burg që Basha të bëheshe kryeministër, kam humbur vitin shkollor , kur na vjen ky zhgënjim i madh mua më lind e drejta që ti kërkoj llogari. Nuk është çështje simpatizantësh por unë e dua PD-në. 8 janari e tregoi mjaft mirë që Basha është kokë e këmbë me Ramën, ai e mbron Bashën sepse vetëm në këtë mënyrë mund të qëndrojë në karrigen e kryeministrit dhe ta zhvatë popullin. Basha ka misionin që ta kalbë PD-në, por nuk kanë për ta lejuar demokratët dhe të rinjtë si puna ime”, tha Kola.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re