Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit një takim me përfaqësues të komunitetit të të ardhurve nga zona të tjera të vendit.

Qytetarët i kanë shprehur Bashës ankesat në lidhje me infrastrukturën dhe pagesat e mësuesve. Kryetari i PD nuk i kurseu kritikat për qeverisjen aktuale për të cilën tha se nuk ka bërë anjë lloj investimi për urbanizimin e qytetit dhe se paratë e taksave të qytetarëve janë përdorur për lluks dhe fasada.

Ai gjithashtu shtoi se kjo fushatë do të mbahet mend si fushata ku kryeministri u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër duke u marr vetëm me cfarë bën ky i fundit dhe jo me statistikat e qeverisë së tij për 8 vite në pushtet.

“Taksat janë rritur, çmimet janë rritur dhe paratë janë përdorur për luks apo për fasada. Ndaj në planin tonë të zhvillimit të infrastrukturës në udhëhiqemi nga dy parime e para leverdia për qytetarët, pra të parat janë rrugët e qyteteve, urbanizimi i zonave informale, ujësjellësit, kanalizimet dhe së dyti leverdia për zhvillimin ekonomik. 8 vjet ka qeverisur, i ka pasur të gjitha pushtetet.

Me çfarë vjen para jush? Asgjë! Asnjë përgjigje nuk ka dhe merret gjithë ditën vetëm me opozitën, vetëm me mua. Prandaj ia kam thënë dhe ia përsëris: kjo fushatë do të mbahet mend si fushata ku kryeministri në ikje u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër. Unë bëj fushatë ai vjen vërdallë meje. Do të jetë një kazuzë për t’u studiuar dhe për t’u mbajtur mend, fushata e 2021, ku kryeministri në ikje, u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.

Basha u zotua përpara qytetarëve se qeveria e tij do të zbatojë një plan të mirëfilltë për urbanzimin e zonave informale.

Urbanizimi është po aq i rëndësishëm. Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin. Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar 2 herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.” – tha Basha.

Basha është shprehur se dyfishimi i pagës së mësuesve dhe frenimi i largimit të mjekëve, do të jenë dy nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

“Si në disa fusha të tjera, e kemi të thjeshtë dhe të qartë t’jua themi, se vetë e mbani mend kur ne premtuam dyfishimin e pagave të mësuesve dhe pala tjetër tha nuk bëhet. Nuk bëhet sepse ata nuk e kishin bërë, nuk bëhet sepse ata nuk duan ta bëjnë, siç kishin 8 vjet kohë dhe nuk u kujtuan për mësuesit deri në janar, deri para fushate. Ndërkohë që, ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave të mësuesve. Atëherë arritëm nivelin më të lartë në rajon, sot, mësuesi shqiptar është më i pa paguari në rajon. Ndaj, politika e rritjes së pagave të arsimtarëve është pjesë kryesore e politikës së shpenzimeve publike të qeverisë së ardhshme, Partisë Demokratike.

Ndalimi i largimit të mjekëve është një prioritet absolut. Me këto ritme nëse vazhdojnë ne do të kemi më pak mjekë për frymë se ç’kanë vendet më të varfëria të Afrikës. Ndaj masa e parë siç e përmendët dhe ju do të jetë rritja e pagave për mjekët, për mjekët specializant dhe për infermierët. Kjo është një faturë e përballueshme dhe e llogaritur në buxhetin e ardhshëm të qeverisë së ardhshme pas 25 prillit.

Por siç e dini ju nuk janë vetëm pagat që i motivojnë mjekët të largohen janë dhe kushtet e punës. E kjo do të kërkoj një investim në të gjithë infrastrukturën e shëndetit publik por edhe një reformë që pas këtyre investimeve, këto institucione të shëndetit publik në veçanti spitalet të vet administrohen në mënyrë që të japin mjekëve mundësinë e shfrytëzimit të tyre individual të specializimit por edhe të krijojë një konkurrencë të shëndoshë midis këtyre institucioneve.” – u shpreh Basha.

Në mbylljen e takimit të tij Basha u kujdes të përshëndeste gjithashtu edhe qindra qytetarë të cilët ishin mbledhur në zonën ku po zhvillohej takimi për t’a mbështetur.

Në kritikat e bëra drejt kryeministrit Rama kryetari i PD përmendi edhe ratin e fundit ku Shqipëria do t’i paguajë biznesmenit italian 110 milionë euro. Basha u shpreh se kjo shumë nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit dhe se do të konfiskoheshin të gjitha pasuritë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre.

“Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, banore dhe banorë të Durrësit dhe Durrësit të ri, faleminderit për mbështetjen tuaj! Për më shumë se një orë kam bashkëbiseduar me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të Durrësit të ri, brenda këtu, ja ku janë disa prej tyre. Dhe prej më shumë se një orë bashkëbisedim nuk na është ndarë brohoritja dhe entuziazmi juaj! Shprehja më e qartë e padurimit të Durrësit dhe të durrsakëve për ndryshimin që po vjen më 25 prill për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë.

Vëllezër dhe motra, unë e di se problemet e mëdha që kanë pllakosur në familjet tuaja, janë shumëfishuar për 8 vite, se kriza e këtyre 8 viteve është rënduar nga tërmeti dhe pandemia dhe se shteti nuk ka qenë asnjë ditë në krahun tuaj, por gjithmonë kundër jush! Se kryeministri në ikje, kurrë nuk ka parë mundësinë për t’ju ndihmuar dhe për t’u trajtuar si qytetarë dinjitoz e taksapagues të ndershëm të këtij vendi.

Vuajtja juaj, vuajtjet tuaja, vuajtjet dhe sfidat e baballarëve dhe nënave, shqetësimi për fëmijët tuaj ka qenë motivimi sa herë kam qenë në shtëpitë tuaja, sa herë kam biseduar me sipërmarrjen dhe biznesin e vogël apo fermerët e kësaj zone. Më ka motivuar dhe na ka motivuar për një program realist, zgjidhjesh, e për të na dhënë ne qeverisjen e re që do të vijë me votën e shqiptarëve më 25 prill! Nuk dua të zgjatem, sepse shëndeti është mbi të gjitha dhe dua t’ju kërkoj të vendosim maskat dhe të mbajmë distancën.

Dua të ndalem në një aspekt; përtej problemeve që kemi diskutuar me përfaqësuesit tuaj sot në takimin që sapo përmbyllëm, që kanë të bëjnë me angazhimin tonë për të përfunduar një borxh që kemi ndaj jush, një premtim të pa mbajtur për 8 vite të Edi Ramës, por që faji është i joni që nuk duhet të ja kishim lënë kurrë atij në dorë, është përmbyllja e procesit të legalizimeve për të gjithë familjet shqiptare pa asnjë përjashtim! Por edhe për të ndërmarrë një problem që u hypur mbi kokë. Ato marrëveshjet e famshme, ato marrëveshjet që ju bëjnë dhe ju detyrojnë të paguani 25-28 mijë e më shumë lekë në muaj, një organizate që quhet OSSHE dhe në vend që t’ju sjellë dritë, ju ka sjellë errësirë, ju ka sjellë stres, ju ka sjellë depresion dhe j’ua zbraz xhepat për të mbushur xhepat e Juel Çelës dhe bandës së tij që do ta shporrim më 25 prill.

110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje.

Një faturë e padrejtë, një faturë që paguan luksin e qeveritarëve dhe ato lekë pastaj t’ua mbledhin muaj për muaj tani e tetë vite. Vijnë si hajdutët për t’ju blerë vota. I thoni largohuni, ikni, shporruni. Dhe unë ju garantoj se në sektorin energjitik, amnistia e parë që do të bëjmë është anulimi i këtyre marrëveshjeve dhe heqja së bashku e kësaj barre të rëndë ndaj këtyre 335 mijë familjeve shqiptare. Zoti ju bekoftë ju, Durrësin dhe Shqipërinë dhe mbarë shqiptarëve dhe me 25 prill masivisht votën për numrin 9 dhe Partinë Demokratike. Bashkë për ndryshimin! Shqipëria Fiton!” – tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re