Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri sot një ecje në Njësinë 10, në Tiranë, ku vazhdoi turin e takimeve me qytetarë dhe biznese në këtë zonë.

Basha zhvilloi biseda të shkurtra me qytetarë dhe biznese, të cilët i shprehën shqetësimet sa i përket krizës ekonomike dhe nevojën urgjente për ndryshim.

Basha kërkoi nga qytetarët të votojnë numrin 9 më 25 prill që t’i japin jetë ndryshimit dhe programeve të Partisë Demokratike që do t’i kthejnë normalitetin Shqipërisë.

“Ne kemi bërë një plan serioz që pensionet të rriten minimumi dyfishi i inflacionit, ose 5 % në qoftë se inflacioni është më i ulët. Më 25 prill do ta ndryshojmë bashkë”, tha Basha.

Po ashtu, Basha tha se “bletarinë tani e kemi zë të veçantë për të mbështetur fuqishëm për prodhimin e brendshëm edhe për eksport”.

“E para duke vendosur një shumë të mjaftueshme ne buxhet për subvencionet në buxhet, si fillim 100 milionë euro. Të jeni të bindur që kur të shoh Bashkimi Europian që vetë qeveria e vendit jep 100 milionë euro taksave të shqiptarëve për bujqësinë, të paktën do të japin të njëjtën ndihmë dhe ata. Së dyti duke këputur këtë rreth vicioz, fermerit shqiptar nuk do t’i kërkohet Nipt, por me numrin personal të identifikimit do të jetë në gjendje të bëjë të gjitha transaksionet, të cilat do t’i bëjmë elektronike që të mos ketë kontakt me nëpunësin, sepse aty është hapësira për korrupsion dhe sa kohë kohë që qeveria është përgjegjëse për mungesën e certifikatës së pronësisë. Subvencioni do shkojë direkt si mbështetje direkte për fermerin në bazë të prodhimit”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re