Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqaten e Personave me Aftesi te Kufizuar ( PAK).

Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

 

Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Si e tillё unё do tё thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjmё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara. Prandaj jam nё veçanti falënderues dhe mirënjohës, drejtuesve tё organizatave, ekspertëve tuaj por edhe ekipit tonё qё ka insistuar qё ndryshimi i parё tё jetë njё ndryshim nё mentalitet, nё përqasje, siç e thash nё kulturën e re qeverisëse sepse fakti ёshtё qё nё këto 30 vite ky standard i mirëqenë nё Europë i konsultimit, i vendimmarrjes sё përbashkët, i vetadminsitrimit dhe i besimit reciprok e nё veçanti i besimit i qeverisё tek përfaqësuesit legjitim tek organizatat e personave me aftësi tё kufizuara ka njohur uljet e ngritjet e saj.

 

Sinan Tafaj përfaqësues i “PAK” vlerësoi këtë zotim dhe marrëveshje të firmosur me kryedemokratin duke thënë se  është hera e parë që në 30 vjet një forcë politike si e juaja ofrohet për të ndërtuar partneritet dhe aleancë më këtë komunitet dhe për ta trajtuar kaq seriozisht sa të nënshkruhet një marrëveshje kaq e rëndësishme dhe kaq thelbësore.

 

 

 Për të sqaruar opinionin publik dhe vetë personat me aftësi të kufizuar që në Shqipëria së bashku me kujdestarët e tyre arrijnë afër 170 mijë, ju bëjmë të qartë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për faktin se e para. Personat me aftësi të kufizuara do të trajtohen me dinjitetin e tyre për të përfaqësuar vetveten në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese pra që ata të jene partnerë siç e tha dhe zoti kryetar në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në të gjitha përpjekjet që shoqëria, qeveria do të bëjë për integrimin e tyre.Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do të kryhet një reformë më bashkëpunimin tonë, që të shkojë haku te i zoti dhe të mos ndodhin më ato dëme që iu janë shkaktuar personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave që nga 2016, e veçanërisht ai i 5 Qershorit 2019, sipas të cilëve, pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar, humbet kuptimin dhe thelbin e saj si një pagesë që jepet për të kompensuar ato pasoja që sjell kufizimi dhe kushtëzohet me pasjen e një pensioni të invaliditetit apo të pleqërisë. Pra, kjo lloj pagese tashmë është dëmtuar, është reduktuar, po anulohet dhe janë prekur të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar, përveç të verbërve. Ne jemi një komunitet i pavarur dhe jashtë Partisë Demokratike por ama për interesat tona kemi ndërtuar një aleancë të qëndrueshme dhe shumë serioze dhe ne e kemi jetike në zbatimin e kësaj marrëveshje. Por kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet, nuk mund të marrë jetë nëse Partia Demokratike nuk do vijë në pushtet. Prandaj, thirrja ime është për të gjithë personat me aftësi të kufizuar të kuptojnë që askujt nuk i kërkohet të ndërrojë parti apo të bëjë këtë apo të bëjë atë. Thjeshtë i kërkohet që të kuptojnë që interesat e tyre, pagesat e tyre, shërbimet e tyre, të drejtat e tyre, vajtja përsëri nëpër shkolla sepse unë nuk e përmenda ajo quhet e drejta e shkollimit, janë hequr shumë të drejta, janë cenuar shumë të drejta.