Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga emisioni ‘Opinion’, tha ndër të tjera se pjesëmarrja masive e votuesve shqiptarë më 25 prill, do garantojë ndryshimin e qeverisë.

‘Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Koalicioni ynë ka marrë një vendim që këtë shumicë shqiptarësh që kërkojnë ndryshim ta shndërrojmë në një fitore të thellë.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re