Lulzim Basha priti në një takim kreun e Vetëvendosje, Albin Kurti:

Kreu i opozitës uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe vlerësoi procesin e realizuarf nga Kosova.

 

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

 

Basha thotë se gjatë bisedes me Kurtin vlerësoi nevojen e madhe për ndryshim që ka Shqipëria.

 

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re