Skip to content

Basha pritet me protesta në Korçë

Kreu i PD, Lulzim Basha është pritur me parulla dhe protesta në Korçë.

 

Kanë qenë një grup mbështetësish të ish kryeministrit Berisha të cilët e kanë pritur Bashën me protestë dhe thirrje kundër tij. Mes të cilëve kanë qenë edhe ish drejtues të grupeve dhe seksioneve të degës së PD Korçë.

 

Për të izoluar grupin e mbështetësve të Berishes janë angazhuar forcat e policisë së komisariatit së Korçës dhe ato të Shqiponjave. Numri i protestuesve ka qenë i vogël në krahasim me atë çka mbështetësit e Berishës kishin lajmëruar në rrjete sociale.

 

Nga ana tjetër, mbështetës të Bashës e kanë shoqëruar për në sallën e kinemasë ku do të mbahej takimi.