Partia Demokratike do të padisë për shpifje aktivisten Evi Kokalari, e cila sot në krah të Sali Berishës nga Durrësi u shpreh se Lulzim Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar. Por, selia blu në një reagim për mediat e cilëson shpifje duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme.

“Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën” deklaron PD.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re