Basha sulmon Tv Klan të Aleksandër Frangaj: Sillet si televizion provincial!

FotoJet-8.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë


Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka sulmuar sot televizionin Klan News, pjesë e paketës së KLAN, me pronar Aleksandër Frangaj.

 “Nuk i takon një televizioni me licensë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat” tha Basha duke qartësuar se këtë kunjë nuk e kishte me gazetarët e televizionit. “Është mirë të jesh objektiv dhe të jesh objektiv duhet të thuash të vërtetën” u shpreh Basha.

Kjo deklaratë e Bashës, vjen për televizionin Klan News , i cili i ka dhënë hapsirë transmetimeve të “Foltores” së Sali Berishës .

Kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha etiketon televizionin Klan, apo edhe televizione të tjera për deformim të së vërtetës sipas tij .

Ndërsa fliste para gazetarëve Basha nuk e sulmoi drejtpërdrejt Berishën. As ia përmendi emrin, as nuk artikuloi akuza direkte ndaj tij. Gjatë fjalës para gazetarëve, ai foli për llum të qeverisjes së PD dhe shpjegoi pse kishte ndëshkuar Flamur Nokën.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë