Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme është takuar me një familje pensionistësh në qytetin e Beratit.

Basha ka thënë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje të pensioneve me 5% në vit. Ndërsa për sa i përket çmimit të energjisë Basha ka thënë se do të ketë një fashë që favorizon familjet pensioniste.

“Për demokracinë Beratase. Të gjithë shqiptarët mezi po e presin. Më ka bërë shumë përshtypje se si po më presin qytetarët. E kuptoj shumë mirë se bëhet për ndryshimin që bëhet.” ka thënë Basha.

“Është realiteti kudo i pensionistëve. Nuk premtojmë mrekulli por rritja e pensionit do rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Të paktën do keni më shumë para nga rritja e pensionit nëse rriten çmimet. Do kemi fashë mbrojtëse 30 kilovat orë. Që familjet të kemi çmim favorizues. Se nuk mund ta paguani ju njëlloj si ata që e harxhojnë dyfish. Reforma shëndetësore do ketë rimbursim sipas diagnozës. Ai rimbursimi që është tani është e korruptuar. Ilaçet për pensionistët do të rimburoshen dhe do u kthehet dinjiteti. Cfarë është pronë publike do u kthehet pronarëve. Do ketë kthim fizik pronash pronarit. Si ai ligji i shpronësimit të dytë do të anulohet.” ka thënë kreu i PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re