Kryetari i Partisë Demokrarike Lulzim Basha ka nisur takimet e tij elektorale mëngjesin e kësaj të marte.

Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa të rinj në zonën e Farkës në Tiranë.

Kreu i demokratëve i cilësoi të rinjtë si forcën dhe energjinë e ndryshimit, ndërsa theksoi se përgjegjësia më e madhe e tij janë ata.

Basha theksoi edhe njëherë anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ja çfarë tha Basha:

Kam ardhur në këtë takim pas një kërkese të gjatë nga ju dhe ju kërkoj ndjesë për vonesën. Kam ardhur për t’ju falenderuar.

Kjo frymë e ndryshimit është rezultat i shpirtit tuaj, i fuqisë tuaj, i besimit tuaj që e keni injektuar në familjet dhe shoqëritë tuaja.

Fitorja e 25 prillit i takon rinisë shqiptare të këtij vendi. Përgjegjësia më e madhe e imja dhe ekipit tim është ndaj jush. Do ta përkthejmë në vepra konkrete që do t’ju ndihmojmë në dilemat që keni. Kanë qetën tetë vite të tmerrshme për të rinjtë shqiptarë.

Largimi masiv i shokëve tuaj nuk ka plagë më të madhe. Kjo plagë nuk ndalet me llafe dhe premtime boshe por duke marrë vendime të vendosura. Vendimi im i parë është anulimi i ligjit për arsimin e lartë që të mos ketë bij dhe bir shqiptari që të mbetet pa u arsimuar.

Në vazhdimësi kam qenë me universitete evropiane që të keni edhe teori dhe praktikë. Një stazh të paguar për të bërë të mundur kalimin nga auditori drejt tregut të punës.

Kësaj lëvizje të madhe rinore që i ka dhënë fuqi bashkimit për ndryshim do ti përgjigjen me qëndrime të vendosura.