Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.8 në kryeqytet.

“Mesazhi kryesor që kam për ju është se asnjë i ri nuk do të mbetet mënjanë. Në këto 30 ditë betejë janë për ju për ëndrrat tuaja, për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se prej 8 vitesh zëri i qytetarit nuk është dëgjuar.

“Suksesi ynë do të jetë suksesi i të gjithë Shqipërisë. Gjëja e parë që do të bëjmë kur të jemi në qeveri është kthimi i saj në funksion të njerëzve”, tha kryedemokrati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re