Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me mësues dhe pedagog të Korçës. Pjesë e takimit ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Korçën, Sorina Koti, e cila falënderoi Bashën për mbështetjen që i ka dhënë pedagogëve dhe mësuesve që të kenë zërin e tyre në parlamentin e ardhshëm.

Në radhë të parë e falënderoj për vlerësimin që më bëri! Vërtet dal nga strukturat e Partisë Demokratike, por mbi të gjitha dal nga universiteti i Korçës. Këtu janë kolegët e mi, janë mësuesit dhe siç është vlerësim ashtu është dhe përgjegjësi nëse të përfaqësoj pjesën intelektuale, pjesën qytetare dhe të jem një zë i fortë për pedagogët, për studentët, për mësuesit. Sepse nuk ka vlerësim më të madh, nuk ka detyrim më të madh ndaj brezit të ardhshëm sesa të jesh një pedagog i mirë, një profesionist i mirë dhe mbi të gjitha të jesh një qytetar i ndershëm dhe me integrimit. Unë të falënderoj kryetar për gjithçka që ke bërë deri më sot për Korçën, për universitetin, për mbështetjen që na ke dhënë gjithmonë dhe shpresoj që nesër në qeveri të jemi një zë jo vetëm për Korçën por për të gjithë Shqipërinë.

Disa nga shqetësimet kryesore që ngritën pedagogët, ishte ligji i Arsimit të Lartë, bllokimi i doktoraturave, si dhe pamundësia e studentëve për të gjetur punë pas diplomimit.

“Unë quhem Evionda Pylli dhe jam lektore prej afro 10 vitesh në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Shqetësimi im lidhet pikërisht me ligjin për Arsimin e Lartë numër 80 të miratuar në vitin 2015. E kam ndjekur me shumë vëmendje programin tuaj dhe gjatë parashtrimit të këtij programi ju jeni shprehur se me ardhjen tuaj në pushtet do të abrogoni apo do ta anuloni këtë ligj.”- u shpreh lektorja Eviona Pylli.

“Unë jam Kristi Morava, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe diplomuar për mjek veteriner. Ju e cekët dhe unë dua të mbetem pak tek çështja e kualifikimit të pedagogëve. Është një çështje që rrit aftësitë e stafit, por në mënyrë indirekte prek mësimdhënien dhe shërbimin ndaj studentëve. Bllokimi në mënyrë të palogjikshme dhe absurde i doktoraturave prej më shumë se gati pesë vjet, ka sjellë bllokim të projekteve, studimeve të mirëfillta dhe të konkurrimit në rajon me universitetet e tjera të cilat nuk janë më shumë se sa ne. Jemi ndjerë të cunguar, jemi ndjerë të pabarabartë në këtë aspekt. Pika tjetër që unë doja të parashtroja është edhe mbështetja sikundër edhe ju e thatë e studentëve të çilët diplomohen. Sepse janë studentë të kualifikuar jo vetëm studentët që dalin në universitetet  e Tiranës, por po aq cilësorë janë edhe studentët e rajoneve.” – tha pedagogu i Kristi Morava.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se programi i Partisë Demokratike synon kthimin në normalitet të të gjithë sistemit arsimor shqiptarë. Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, së pari do anulojë ligjin për arsimin e lartë, do të rrisë buxhetin për arsimin dhe universiteti do të ketë autonominë e tij. Ai gjithashtu u shpreh se në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane, do t’u mundësojmë studentëve shqiptarë mundësi më të mira formimi profesional dhe punësim dinjitoze.

Lulzim Basha: E them me krenari që Partia Demokratike ka lindur nga universiteti, ka lindur nga studentët, ka lindur nga pedagogët dhe e them po me kaq dëshirë që  këtë traditë ka vazhduar ta ruajë. Po të shohim përfaqësimin e pedagogëve universitar në forumet e zgjedhura të Partisë Demokratike dhe do të shikoni që vetëm në Këshillin tonë Kombëtar pothuajse një në 3 anëtar është pedagog me kohë të plotë shumica, një pjesë me kohë të pjesshme në universitetet shqiptare. Pra krenohem me faktin që një parti e lindur nga studentët, nga pedagogët vazhdon të ketë në qendër, në zemër, në zemërakun e vendimmarrjes politike elitën e mendjes së kombit, së vendit. Por nga ana tjetër nuk është një moment për t’u krenuar dhe gjendjes ku është katandisur arsimi i lartë në këto 8 vite nё veçanti. Nuk kam nevojë ti referohem rënkimeve tё Pizёs apo tё Shangait, apo tё institucioneve tё ndryshme europiane sepse jam i bindur se ju si pedagog dhe po kёshtu ndoshta mё shumë dhe studentët tuaj e dinё dhe e ndjejnë ditё pёr ditё kёtё bjerrje tё pandalshme tё cilësisë sё mësimdhënies nё universitetet tona.

Arsyeja ёshtё e thjesht, e qartë dhe tërësisht politike. Ne jemi vendi me buxhetin mё tё ultë pёr institucionet publike tё arsimit tё lartё Ballkan. Ne jemi vendi qё përfitojmë mё pak se çdo vend tjetër i Ballkanit nga programet bujare tё Bashkimit Europian pёr t’iu ardhur nё ndihmë universiteteve, pёr t’iu ardhur nё ndihmë nё ndërtimin apo azhurnimin e infrastrukturës ndërkombëtare qё nga auditorët tek digjitalizim. Pёr t’iu ardhur nё ndihmë pedagogëve pёrmes trajnimit, programeve tё shkëmbimit. Pёr t’iu ardhur nё ndihmë studentëve qё t’i bёjmё edhe ata pjesë e programeve Erazmus+ dhe tё tjera programe tё Bashkimit Europian. Pse ka ardhur kjo? Arsyeja ёshtё fare e thjesht. Dekodohet tek ligji pёr arsimin e lartё ,

i cili ёshtё njё ligj qё u hartua duke nёpёrkёmbur përvojat mё tё mira dhe parimet mbi tё cilat bazohet arsimi i lartё nё Europë dhe tashmë nё shumë vende tё rajonit. Parimi i vetёm i këtij ligji ёshtё “përqendrimi i pushtetit”. Si nё çdo fushë tjetër edhe nё botën universitare kjo qeveri dhe ky kryeministёr e pa si njё zë pёr tu shuar si njё zë pёr tu mbyllur. Si njё tjetër fushë pёr ta futur nё kontroll dhe pasojat janë tё dukshme pёr tё gjithё. Kёrkimi shkencor ka rёnё nё nivele historike. Cilësia e mësimdhënies po kështu, mos të flasim për autonominë, se ç’është e vërteta ajo që thonë disa pedagogë në pension, apo po thuaj në prag të pensionit që as në kohën e diktaturës nuk ka qenë kaq e centralizuar vendimmarrja sa i përket kërkimit shkencor. Ndaj dhe parimi  i parë dhe kryesor mbi të cilin do të bazohet ligji i ri i arsimit të lartë, i cili do të hartohet në konsulentë, dialog të hapur dhe transparent me grupet e interesit që janë pedagogët dhe studentët, do të jetë parimi i decentralizimit dhe autonomisë. Dhe unë e di se pedagogët shqiptarë, pedagogut shqiptarë nuk i mungon asgjë për të konkurruar denjësisht. Në fakt të dhënat tregojnë të kundërtën. Kur u jepet mundësia në universitete europiane apo amerikane, qofshin këto përmes një qëndrimi të shkurtër apo përmes një studimi të plotë 4-vjeçar të doktoraturës ne shihnim se pedagogët tanë shkëlqejnë me arritje të krahasueshme me ato të shkencëtarëve europianë apo amerikanë.

Pra problemi qartësisht është një problem politik, i shkaktuar nga politika, i shkaktuar nga vendimmarrja e gabuar cinike dhe centralizuese të qeverisë në ikje. Ndaj dhe hapi i parë do të jetë  shbërja, korrigjimi i këtij dështimi të madh që ka sjellë një kolaps të jetës universitare në Shqipëri. Dhe këtë do ta bëjmë së bashku, parimet nuk ka nevojë t’i shpikim. Ato tashmë janë të konsoliduara në Europë dhe mjafton ti përshtatim sigurisht brenda kornizës së përgjegjshmërisë. Çfarë dua të them me këtë ? Me këtë dua të them që unë i qëndroj dhe plani ynë për arsimin e lartë e reflekton zotimin tonë të kahershëm, prej vitit 2017 për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë. Por, ju e kuptoni që dyfishimi i buxhetit do të thotë që ne, të zotojmë, të përkushtojmë fondet e taksapaguesve shqiptarë për arsimin e lartë dhe kjo do të thotë në total një shifre prej 75 milion euro shtesë për arsimin e lartë, para të cilat vijnë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

E bëjmë këtë bazuar mbi dy konstatime. Konstatimi i parë është që, jemi dhe mbetemi kombi që investojmë më shumë për fëmijët dhe për arsimimin e tyre dhe Korça është vendi jo se nuk është e vërtetë kjo në qytetet e tjera. Shqiptarët heqin bukën e gojës për të arsimuar fëmijët e tyre, shqiptarët zhyten në borxh, shesin shtëpitë për t’i arsimuar fëmijët e tyre. Prandaj, jam i bindur që edhe nga pikëpamja morale dhe etike është e drejtë që ne të ndajmë para të buxhetit të shteti, jo për oligarkë, jo për PPP e koncesione por për prioritetet e vërteta të shqiptarëve ku dukshëm spikat prioriteti i arsimit të lartë dhe i arsimit në tërësi sepse arsimi i lartë pa rritur cilësinë e arsimit parauniversitar është po kështu një mision i pamundur. Me këtë dyfishim të buxhetit ne synojmë dy objektiva.

Së pari, ne synojmë të zërojmë tarifën për bachelor dhe master për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta përgjysmojmë për ata që vijnë me të ardhura mbi këtë shumë. Së dyti me gjysmën tjetër të kësaj rritje synojmë dhe do të arrijmë së bashku, bashkë me fondet e Bashkimit Europian përmirësimin e të gjitha aspekteve të mësimdhënies duke filluar nga infrastruktura fizike ku nuk përfshihet thjeshtë ndërtimi dhe rindërtimi i auditorëve, i laboratorëve, i praktikave, por edhe digjitalizimi i plot. Qeveria shqiptare, qeveria e drejtuar nga unë do ta tregoj me vepra se arsimi i lartë është prioritet duke shtuar buxhetin për arsimin, në këtë moment do të kemi të paktën të njëjtën shumë, mos edhe më shumë, vit për vit  të dedikuar nga institucionet e Unionit të Bashkimit Europian, pra për të ndihmuar këto tre fusha kryesore, studentët, pedagoget dhe  në tërësi infrastrukturën universitare në Shqipëri.

Kjo është në tërësi baza e planit tonë për  arsimin e lartë. Për ta përmbyllur. Dy gjëra duhet të ndryshojnë menjëherë dhe për këtë duhet bashkëpunim i ngushtë mes qenësisë së ardhshme midis trupës pedagogjike dhe sektorit privat. Së pari Universitetet nuk mund të qëndrojnë më si kulla të fildishta, të shkëputura nga realiteti dhe nga praktika e tregut të punës. Nuk është juaj, është faji i mungesës së vëmendjes, sepse është roli i qeverisë që të koordinojë trekëndëshin universitet, sektor privat, vendimmarrje publike. Konkretisht kjo do të thotë që universitetet publike shqiptare do të kushtëzohen në marrjen e fondeve publike shqiptare nga qeveria përmes sjelljes së praktikës të trajnimit dual. Sigurisht nuk pres që brenda vitit të shndërrohet 50% me 50% raporti midis teorisë dhe praktikës, por në mënyrë më absolute brenda 2 apo 3 viteve të para çdo institucion i arsimit të lartë publik shqiptar që financohet me taksat e shqiptarëve duhet të ketë marrë masat me përgjegjësinë e vet, me autonominë e vet, që të bëjë një ndërthurje të teorisë dhe të praktikës.

Praktika apo trajnimi dual të jetë një pjesë e pandarë e procesit mësimdhënës në universitetet shqiptare, jo vetëm në fusha ku as nuk mund të përfytyrohet që një i diplomuar të jetë i përgatitur për tregun e punës pa praktikë siç është shëndetësia, por absolutisht në asnjë fushë, sociologji, juridik, inxhinieritë e ndryshme dhe natyrisht në ato fusha që ka një perspektivë të jashtëzakonshme për rritjen ekonomike, për thithjen e investimeve, për punësimin me paga dinjitoze, siç është për shembull teknologjia e informacionit.

Me thënë me fjalë të tjera më shumë fonde do të shkojnë për ato universitete apo për ato fakultete brenda universiteteve, të cilat do të jenë të parat në garën për të ndërthurur teorinë me praktikën. Kësaj do ti bashkëngjitet edhe një pjesë tjetër e financuar e drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, që janë 10  mijë stazhe 12 mujore të paguara për të sapo diplomuarit më të mirë, të paguara me një pagë apo me një shpërblim do të thosha simbolik prej 30 mijë lek të reja, 300 mijë lek të vjetra, synimi nuk është që t’ju siguroj punë, por të siguroj urën nga auditori drejt tregut të punës, përmes stazheve, përmes njohjes së profesionit direkt aty ku ushtrohet, përmes krijimit të lidhjeve me rrjetin e profesionistëve.

Garancitë shtohen që një i sapodiplomuar nuk hidhet si i thonë në rrugë drejt nga auditori dhe përfundon siç kam takuar nga Lezha në Vlorë me dy diploma tek dera e një dyqani bosh ku nuk hyn askush, por ka të gjitha shanset që të integrohet në tregun e punës dhe të dhënat këtë tregojnë nga Bosnja në Kosovë, nga Serbia në Maqedoninë e veriut dhe në ato raste kur e kemi praktikuar në Shqipëri  edhe këtu se minimalisht 7 deri në 9, në çdo 10 studentë që ushtrojnë praktikën pasi kanë përfunduar studimet sigurojnë një vend pune, jo vetëm aty ku po ushtrojnë praktikën, por edhe në vende të tjera të cilat lidhen përmes njohjeve dhe lidhjeve netëorkut që krijon vetë praktika. Trajnimi dual, praktikat, madje praktikat edhe në bashkimin europian ishin temat kryesore të konferencës që zhvillova javën e kaluar me komisioneren Maria Gabriel dhe me aleancën e universiteteve europian e. Lajmi i mirë është që falë insistimit të komisionit europiane, shuma e vendosur në dispozicion të studentëve të Ballkanit perëndimor dhe të pedagogëve për këto dy fusha, trajnimin dual dhe praktikën pas mbarimit të universitetit është një shumë rekord, 26 miliardë euro, pothuajse 2 herë e gjysmë buxheti i Shqipërisë vetëm për këtë fushë.

Atëherë çfarë na ka penguar deri më sot të përfitojmë nga kjo, mungesa e vëmendjes, braktisja totale, shpërfillja e botës universitare deri në mëri. Kjo me 25 Prill merr fund dhe ne do të bashkojmë forcat! Qeveria e ardhshme, me Universitetin e Korçës dhe të gjitha universitetet e tjera të Shqipërisë, me universitetet europiane, me Bashkimin Europian dhe Komisionin Europian për të arritur qëllimin më madhor që mund të ketë një qeveri, për të arritur objektivin më të madh që mund të ketë një shoqëri, ëndrrën dhe pritshmërinë më të madhe që mund të ketë një familje që krijimi i vendeve të punës, me paga dinjitoze për fëmijët e tyre.

Çfarë na duhet ne? Të sigurojmë që universitetet shqiptare dhe fakultetet e informatikës të kenë mjaftueshëm mbështetje në bashkëpunim me institucionet europiane që të diplomojnë sa më shumë të rinj në këtë fushë. Përfytyroni, nëse ne jemi në gjendje brenda vitit të parë apo vitit të dytë në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane, në bashkëpunim me Komisionin Europian të garantojmë një trajnim bashkëkohor të 5000 apo 10.000 studentëve në këtë fushë çdo vit, ku pagat nisin në nivelet 400, 500,600, 700, 800 euro e përfundojnë deri në 2000- 3000 euro, kemi investuar në një shtresë të mesme profesionistësh të cilët kanë dijeni bashkëkohore dhe marrin rroga pothuajse të nivelit të Bashkimit Europian, pothuajse të nivelit të Europës Perëndimore, njerëz të pavarur financiarisht, njerëz të pavarur mendërisht, intelektualë, shtresë e mesme, garanci për tregun, garanci për konsumin, garanci për cilësinë e debatit publik, garanci për stabilitetin demokratik të shoqërisë.

Është  një investim që na kthehet vetëm 10-fish apo 20-fish në kuptimin financiar por na kthehet në mënyrë të pa matshme duke e bërë shoqërinë tonë vërtet europiane, vërtet të civilizuar dhe duke e ndalur plagën e madhe që ka sot vendi që është largimi i të rinjve. Në fakt nuk është plagë është kaq katastrofë kombëtare. 12 herë më shumë shqiptarë të rinj largohen nga Shqipëria sesa nga Serbia, sepse në Serbi janë hapur 40.000 vende pune vetëm në fusha të tilla si teknologjia e informacionit dhe diferenca, ndryshimi i vetëm është një qeveri që kujdeset për të gjitha aspektet e ekonomisë, që bëjnë të mundur investimet dhe hapjen e vendeve të punës dhe një qeveri që nuk do t’ia dijë, që nuk e dëgjoj zërin e studentëve që buçiti gjatë protestave të 2018, që i trajton pedagogët pa dinjitet, që nuk ka plan, nuk ka vizion. Ka tetë vite që universitetet i ka mbajtur në vend numëro. E 25 prilli është dita për tu çliruar nga kjo ngecje.

Është dita për ti hequr frenat e dorës dhe Shqipëria le të lëvizë përpara sepse mundësitë tona janë që brenda një kohe fare të shkurtër, jo vetëm të kapim stadin ku ndodhen sot universitetet rajonale, por ta tejkalojmë atë me një impakt të drejtpërdrejtë në jetën dhe punësimin dhe mirëqenien e rinisë korçare dhe rinisë studentore shqiptare kudo që ndodhen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re