Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar kreun e ri të Lidhjes Demokratike të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

‘Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive dhe dy vendeve tona’, shkruan Basha në urimin e tij.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.

Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re