Lulzim Basha mbetet i bindur se vettingu i politikaneve eshte nevoje e padiskutueshme per te rrezuar murin e korrupsionit.

Ky fenomen negativ, sipas kryedemokratit, eshte pengesa qe varferon familjet e shqiptareve.

Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, mbyll postimin e tij ne twitter Lulzim Basha.

Per ta ilustruar komentin e tij Basha ka publikuar edhe një tregues të korrupsionit për vitin 2021, ku Shqipëria eshte mes vendeve afrikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re