Aktivistja shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari gjatë fjalës së saj në Kuvendin e PD, Kokalari është shprehur e bindur se Sali Berisha do të jetë kryeministri I Shqipërisë.

 

Ajo tha se Lulzim Basha “vrau veten”, në 9 shtator kur vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

 

“Sot keni treguar që jeni të bashkuar. Falenderoj të gjithë delegatët që firmosën dhe vendosën të vinë këtu për të shkarkuar Lulzim Bashën.Basha bëri vetëvrasjen e tij politike në 9 shtator kur vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar i PD. u sapo po i thoni jo korrupsionit dhe mafies që ka kapur peng PD. Berisha i cili do jetë kryeministri i ardhshëm, do fuse Shqipërinë në komunitetin europian”-tha Kokalari

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re