Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Me një mesazh në Twitter, Basha shkruan se ka ndarë me ambasadoren planin e PD për një Shqipëri më të mirë dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë me SHBA.

Mesazhi në Twitter i Lulzim Bashës:

Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim.

Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Great pleasure to meet today with @USAmbAlbania Yuri Kim. I shared with her the @pdshqiperi plan for and the need for American support and strong cooperation, to increase economic development, attract investments and strengthen the fight against crime and corruption. https://t.co/Kpzohmmb5R

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 25, 2021