Bislim Ahmetaj, kryetar i Grupimit të Dhjetorit 90, i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News:
Aulon Kalaja: Po ju a keni pasur ftesë në eventin e organizuar nga Basha ditën e djeshme?
Bislim Ahmetaj: Unë i kam bërë ftesë Lulzim Bashës në 2 apo 3 studio dhe i kam thënë se nëse nuk është i kapur peng atëherë vendin e ka aty në përvjetorin e kujtimit të ditës së Rinisë. Unë nuk pres kurrë ftesë se PD gjithmonë e ka festuar këtë festë. Por negative është fakti që partia Demokratike e vërtetë ata që e mbështesin ishin në qytetin student aty ku është simboli i krijimit. Ndërsa ai ishte ngujuar në një nga simbolet më të shëmtuara të veprimeve të tij. E kam fjalën për Aleancën për Teatrin, Basha ka hedhur një firmë për të mos pranuar shembjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se nuk do shembej sa të ishte Lulzim Basha gjallë. Akti i djeshëm është i turpshëm sepse ka treguar se është bishti i mazhorancës.
Aulon Kalaja: Cfarë ndodh në 11 dhjetor?
Bislim Ahmetaj: Me statut mblidhet Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD për të ndërmarrë agjendën e shpallur prej një muaji.
Aulon Kalaja: A ndiheni të përfaqësuar nga agjenda e këtij kuvendi?
Bislim Ahmetaj: Jam ndër të paktët njerëz të cilët ata që po ndodhnin me PD I kam thënë kudo dhe në cdo media dhe mungesën e kryetarit të PD e kam parë shumë shqetësuese.
…
/faxweb
