Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës, ku ka folur për arsyet përse ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e PD-së.

Kadilli rendit si shkakun kryesor faktin që Lulzim Basha sipas tij i ka ezauruar të gjitha mundësitë që i janë dhënë dhe tashmë duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme, dhe jo thjesht të dorëhiqet e më pas të kandidojë sërish për kreun e PD-së.

Sipas Kadillit, është një mjerim të mendosh se Partia Demokratike nuk paska një më të mirë se Lulzim Basha në 100 mijë anëtarët e saj.

Më tej, ai thotë se shpallja e kandidaturës ka të bëjë me kurajon e tij personale për ta shprehur atë që ai mendon. Ai shton se ndoshta ka shumë të tjerë që mendojnë njëjtë si ai por nuk e bëjnë publike.

Së fundmi, Fatbardh Kadilli shprehet se Lulzim Basha duhet të largohet nga PD, sepse po mban peng partinë, duke theksuar se nuk ka më shpresë që mbase Edi Rama ndryshon, sepse Rama do të mbetet po ai i njëtji që bën gjithçka për të mbajtur pushtetin.

Intervista:

25 prilli? Një rezultat aspak i dëshiruar për të gjithë demokratët, por edhe për të gjithë njerëzit që edhe përse nuk kanë qenë me opozitën shpresonin që t’i jepej fund qeverisjes arrogante të Edi Ramës. Rezultat dërmmus në kuptimin emocional, psikologjik por dhe në kuptimin e logjikës politike. Kjo meriton të shndërrohet në një moment ringritjeje. Vetëm kur jemi të ndershëm me veten intelektualisht dhe politikisht, vetëm atëherë mund të ringrihemi. Por e vërteta nuk është e lehtë për t’u pranuar.

Kandidatura për kreun e PD? Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen. Duhet të japë dorëheqje të parevokueshme, jo thjesht për t ëhyrë përsëri në garë. Një njëri që ka konsumuar të gjithë mbështetjen që i është dhënë. Ja kemi dhënë të gjitha shanset, të cilat i përdori sa diti, sa mundi, sa qe i zoti. Sot duhet të largohet nga drejtimi i PD. Kjo ka të bëjë me qartësinë time, kurajon time personale dhe me vendosmërinë timë për t’i dalë zot kësaj situatë. Ndoshta ka shumë njerëz që mendojnë si unë, por nuk kanë marrë kurajon të sfidojnë një projekt të dështuar dhe të ofrojnë një projekt të ri. PD meriton të ketë një projekt. Një qeveri ta djerrë shpresën e njerëzve është mëse e arsyeshme. Aq më tepër një qeveri e keqe. Por opozita të bëhet djerrëse e shpreses është e pafalshme. I kërkoj të gjithë demokratëve që zgjidhjen ta shohin te vetja.

Na pret katër vite të tjera opozitë. I kam kërkuar zyrës së shtypit të PD që brenda detyrimeve, kam shpallur dhe kandidaturën, një kordinim administrativ, që të kem mundësi të shfrytëzoj mjediset e PD-së. Për të mos u bërë pengese, kam kërkuar mirekuptim. Secili përballë këtij rasti shpall zotësinë e vet për të pranuar të vërtetën dhe për të qenë i aftë të meritojë fjalën demokrat. Unë rrugëtimin tim e kam nisur. Do komunikoj intensivisht me forumin e PD për të përcjellë mesazhin e ringritjes. Të krijojmë një projekt të ri. E shohim veten të kapur në kurthin e një lidershipi që nuk është lideri nuk mund të vazhdojë gjatë. Çdo demokrat do gjejë forcë të lirohet.

Faji i Bashës kur PD thotë janë vjedhur? E para, abuzimet në zgjedhje, për të qetësuar shpirtrat e kujtdo, nuk kam mohuar në asnjë rast abuzimin e pushtetit në procesin zgjedhor. Por thënë këtë, unë nuk mund te jap alibi kryetarit aktual të fshihet pas abuzimit. Abuzimet nuk janë alibi për dështimet e Bashës. Sikundër edhe dështimet e Bashës nuk mund të jenë alibi për mos luftimin e Ramës. Nëse futemi në kurthin e dështim-mosdështimit dhe harrojmë Ramën ky është një gabim. Por nëse merremi vetëm me Ramën dhe harrojmë dështimet, do të përsërisim vetveten. Nëse një rrugë nuk ka shpërblyer një herë, nuk shpërblen për herë të dytë, aq më tepër për herë të tretë. Do gjejmë ne si demokratë forcë të ndërojmë projekt të ri?

Lëvizja brenda PD-së? Qëllimi është i njëjtë, të largohet ai që po mban peng Partinë Demokratike. Nuk ka më shpresë. Nuk ka më shpresë se ndoshta ndryshon Edi Rama. Edi Rama do mbetet ai që ne njohim, do bëjë çdo gjë për pushtetin. Ky projekt duhet zëvendësuar. Është mjerim për këdo që mendon se nuk paska tjetër si Lulzim Basha. Ka sa të duash një më të mirë se Lulzim Basha në 100 mijë anëtarë që kemi. Ata që thonë nuk  kemi më të mirë, nuk e kanë çliruar ende veten përtej çobanit të tyre. Unë nuk jam i pakënaqur. Unë jam i mërzitur për rezultatin dhe jo i pakënaqur. Ky që po bëj është kontribut.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re