Skip to content

Bashkia e Lushnjës rikthen festën e “ndaluar” në Ardenicë

Ardenicë, një pikë e rëndësishme e turizmit në bashkinë e Lushnjë ka rikthyer sot pas disa dekadash një festë të “ndaluar” për shumë e shumë vite gjatë komunizmit.

Nën kujdesin e vecante të kryetares së bashkisë Eriselda Sefa, Ardenices iu rikthye tradita e mohuar që prej vitit 1967, kur diktatura ndaloi se zhvilluara festën lokale në ndër të lindjes së Shën Mërisë.

Tashmë pas më shumë se 5 dekadash, Ardenica iu rikthye historisë së vet, tashmë me një tjetër dimension atë të promovimit të turizmit. Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tha se festa e Ardenices do të jetë tashmë traditë në funksion të rritjes së vizitoreve në këtë pikë turistike mjaft e frekuentuar nga turistet vendas dhe të huaj. Në këtë mënyrë, sipas kryebashkiakes, duke e future këtyë festë në kalendarin e festive të përvitshme, promovohen edhe më tej dhe i vihet në ndihme edhe produkteve vendase, si ndihme për bizneset dhe ekonomine familjare.

Festa u shoqërua nga këngët dhe valet e zonës, ndërsa të pranishmit në Sheshin pranë Manastirit të Ardenices patën mundësi të shijonin bollëkun e prodhimeve tradicionale si rrushi, rakia, vera, gatimet e zones.  Pjesë e kësaj atmosfere të organizuar nga Bashkia Lushnje ishin edeputetët: Erion Braçe, Lindita Buxheli, dhe Bujar Çela.