Rruga dytësore në ‘Yzberisht’ në Tiranë u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, vite pasi kishte dalë jashtë funksionit.

Mirëpo, ‘vrulli’ për të shtruar rrugët e kryeqytetit pak para fushatës zgjedhore ka lënë pasojat e saj. Mjaftuan pak orë shi dhe rruga dytësore është mbuluar me ujë.

Kjo për shkak të kanalizimeve. Rruga u shtrua për tu dukur estetikisht bukur në sipërfaqe, mirëpo nuk u mendua se ku do të shkonte uji, kur të binte shi.

Nuk dihet nëse Bashkia ka menduar një zgjidhje për këtë problem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re