Bashkia e Shkodrës ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Sipas njoftimit, vetëm 0,03 m larg daljes nga shtrati është niveli i ujit të liqenit të Shkodrës, që sipas bashkisë rrezikon të dalë nga shtrati.

Në raportin ditor thuhet më tej se rruga në Obot është e bllokuar për mjetet e ulëta dhe se niveli i ujit mbi rrugë arrin 80 cm.

“Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë.

Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodrës.

Më tej bëhet e ditur se janë përmbytur 1903 hektarë tokë gjithsej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re