Analisti Baton Haxhiu tha se takimi që Sali Berisha mbajti sot ishte një tubim kundër SHBA. Ndërsa ka folur lidhur me përjashtimin e PD nga grupi parlamentar, Haxhiu tha në “Opinion” se kjo ishte e vetmja mënyrë me të cilën Berisha mund të largohej.

“Sot Berisha nuk ka mbajt tubim për të forcuar PD, por ka mbajt tubim kundër SHBA. Tubimi sot tregon se qasja e tij nuk ka të bëjë me PD, ka të bëjë për të krijuar një pozicion karshi qëndrimit të SHBA.

Nuk kam prit që Berisha të ikte nga politika duke e varrosur karrierën e tij”, tha Haxhiu.

I pyetur nëse Berisha duhej të thirrej nga partia dhe Basha të kërkonte shkarkimin e tij në votim, Haxhiu tha: “I vetmi model që është krijuar në PD dhe këtë model e ka kriju ky njeri, edhe pse ka qenë karizmatik, ai e ka pësuar ashtu siç ja ka bërë gjithë të tjerëve. E vetmja mënyrë për ta larguar atë ka qenë kjo. Ik se s’po kupton kur është mjaft”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re