Analisti Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti ka ambicie që një ditë të jetë dhe kryeministër i Shqipërisë dhe ai shprehet i bindur se do t’ia arrijë këtij qëllimi.

“Ambicia e tij është historike, ambicia është që një ditë ta shohë veten në karrigen e kryeministrit në Shqipëri. Kur do të jetë ajo dhe a do ta fitojë atë betejë, nga rruga që ka ndjekur në Kosovë, unë besoj se edhe në Shqipëri do ta ketë rrugën e njëjtë, jam i bindur për këtë”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa Andi Bushati thotë se parashikon që me Kurtin kryeministër në Kosovë dhe Ramën kryeministër në Shqipëri nuk do të ketë marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Sipas tij arsyeja është se Rama ka pasur konflikt me të gjithë drejtuesit në Kosovë, përveç Hashim Thaçit.

“Nuk mund të flas për rrezik, por nuk shoh asnjë shpresë që marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë të jenë të mira. Për arsyen se deri tani Edi Rama ka dashur të sillen më mënyrë paternialiste me Kosovës qoftë për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe minischengen. Ka pasur marrëdhënie të këqija me Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. Me kë ka qenë në pushtet në Kosovë ka pasur probleme, hiq Hashim Thaçin”, deklaroi Bushati.

Sipas Andi Bushatit marrëdhënia do të jetë e tensionuar nisur nga fakti se, Kurti po tregon ambicie për të hyrë në politikën e Tiranës.

Në këtë pikë sipas Baton Haxhiut përplasjet kanë qenë parimore dhe Edi Rama ka pasur të drejtë në të gjitha rastet. “Shqipëria nuk mundet me qenë peng e Kosovës vazhdimisht”, tha ai

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re